Me 22.5 metra gjerësi dhe 195.8 metra gjatësi, MS Braemar është anija më e madhe që ka kaluar ndonjëherë në ngushticën e Korinthit.
Kanali artificial që lidh Gjirin e Korinthit me detin Egje, është pak më shumë se 24 metra në pikën më të ngushtë të tij.
Anija Braemar kaloi më 27 shtator nga Southampton, në Britaninë e Madhe, për një kroçierë prej 25 netësh, mes kanalit të Korinthit dhe ishujve grekë.
Për 929 pasagjerët në bord ishte një eksperiencë tejet emocionuese.