U duk se Mateo Politano do të kalonte te Roma këtë merkato, por çdo gjë ndryshoi për lojtarin e Interin dhe tashmë e ardhmja e tij pritet të jetë te Napoli.
Siç raporton “Sport Mediaset”, Interi ka gjetur akordin me Napolin, për Politanon për një shifër rreth 25 milionë euro.
Nuk dihet ende nëse blerja do të jetë e menjëhershme, apo është huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, por nga ajo që raportohet, duket se kalimi te klubi “partenopei” është thuajse i sigurt.
Politano iu bashkua Interit sezonin që lamë pas, por nuk ka arritur të bindë. Këtë sezon ai ka luajtur 15 ndeshje, por nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka dhënë asnjë asist.