Kabul, 2 shtator – SHBA-ja do të tërheqë 5.000 ushtarë amerikanë nga pesë baza në Afganistan në kuadër të marrëveshjes së propozuar me talebanët, deklaroi sot përfaqësuesi amerikan Zalmaj Kalilzad në negociatat me kryengritësit.
Ky është detaj i parë i konfirmuar për marrëveshjen e shumëpritur. Kalilzad, i cili kaloi rreth një vjet në negociata me talebanët, theksoi se tërheqja do të bëhet në afat prej rreth katër muajve pas miratimit të marrëveshjes finale – nëse talebanët u përmbahen detyrimeve të tyre.
“Ne u pajtuam që nëse zhvillohen kushtet sipas marrëveshjes, do të largohemi në afat prej 135 ditëve nga pesë baza në të cilat jemi të pranishëm tani”, theksoi Halilzad për “Tolonjuz”.
Disa fragmente të intervistës ishin publikuar në Tuiter në urdhrin e televizionit afgan, ndërsa intervista e plotë është paraparë që të publikohet sonte.
Kalilzad dje deklaroi se SHBA-ja dhe talebanët afganë janë para arritjes së marrëveshjes me të cilën do t’i vihet fund luftës 18 vjeçare në Afganistan, ndërsa gjithashtu edhe zëdhënësi i talebanëve në Doha, Suhail Shahin konfirmoi se marrëveshja gati se është finalizuar.
Në Afganistan për momentin janë shpërndarë prej 13.000 deri në 14.000 ushtarë amerikanë. SHBA-ja intervenoi në Afganistan në vitin 2001 në përpjekje që ta shkatërrojnë grupin ekstremist Al Kaida, përgjegjëse për sulmet e 11 shtatorit dhe që t’i mundin talebanët nga pushteti në Kabul. Gjatë luftërave më të mëdha në vitin 2011 kontingjenti amerikan numëronte 98.000 ushtarë.
Marrëveshja parasheh tërheqje më të madhe ose më të vogël të ushtarëve amerikanë, ndërsa talebanët duhet të detyrohen se në territoret nën kontrollin e tyre nuk do të veprojë Al Kaida dhe grupe të tjera terroriste.
Por, marrëveshja eventuale mes SHBA-së dhe talebanëve nuk do të nënkuptojë edhe fundin e luftës, sepse talebanët duhet të arrijnë marrëveshje paqësore edhe me Qeverinë në Kabul.