Një episod i papritur i ka ndodhur mbretëreshës Maxima të Vendeve të Ulëta gjatë një vizite në Eemland, rajon rural në veri-lindje të provincës holandeze të Utrehtit. Ndërsa ndodhej në shoqëri të mbretit Guglielmo-Alessandro, sovrania ka ndaluar përballë një kali “të pa edukatë” dhe shumë të uritur, aq sa ka ngrënë buqetën e saj me lule që mbante në duar. Kafsha duket se e ka vlerësuar “ushqimin” të “ofruar në mënyrë të sjellshme” nga mbretëresha Maxima, e cila nuk i ka mbajtur do të qeshurat.