Janë publikuar fotot e para të kalendarit të vitit 2017 të Vladimir Putin. Edhe pse nuk është kalendari zyrtar, fotot kanë bërë xhiro në rrjetet sociale, duke provokuar fantazinë e përdoruesve, të cilët me fotoshop kanë modifikuar disa prej tyre. Nëse në foton origjinale, Putin përkëdhel një mace, në versionin ueb, shefi i shtetit rus është kërrusur për të hipur mbi një kotele gjigande. Në të gjitha imazhet ka ironi, por ajo që vlen të theksohet, është se Putin vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, e cila sa vjen e shtohet, duke u shndërruar për momentin në një prej njerëzve më të fuqishëm dhe më të pushtetshëm të botës.