Kalaja e Ulqinit e njohur edhe si Qyteti i vjetër i Ulqinit është një kala e lashtë në të cilën janë zhvilluar shumë luftra, por sot ajo ka një pamje mahnitëse pranë detit. E ndërtuar mbi një ujdhesë të vogël në bregdetit e Adriatikut, sot aty sheh shumë hotele, të cilat ofrojnë komoditet dhe qetësi.
Ulqini është një nga qytete që ka një histori interesante në vete, duke filluar nga qyteti i vjetër që u fundos mijëra vite më parë nga një tërmet e deri te kalaja e famshmë e gurit, që tërheq miliona turistë brenda vitit. Kjo kala tash është transformuar në vend shumë të bukur, madje shumë i kërkuar. Kahas historisë pamja është ajo që të mos e mendosh dyherë akomodimim aty.
Gjurmët më të hershme të kalasë i takojnë periudhës parahistorike, kur Ulqini i përkiste ilirëve, popull me origjinë indo-evropiane.
Për shkak të pozitës së mirë relievit dhe klimës së butë kalaja ka qenë gjithmonë pre e pushtuesve të mëdhenj. Ulqini është një qytet, muret e të cilit janë shkatërruar shpesh në luftëra, por u rinërtuan edhe nga të gjithë ata që, për shkak të bukurisë së këtij qyteti të lashtë gjetën paqe, duke ndërtuar për vete fortifikime dhe rezidenca. Perandori bizantin Justiniani përmendet të ketë bërë rindërtime, i cili u ndjek nga nemanjiqët, balshajt, venedikasit dhe osmanët.