Shkup, 6 dhjetor – Ministria e Kulturës ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë nga Aleanca për Shqiptarët se pronësia e Kalasë së Tetovës, është tjetërsuar në formë të fshehtë nga ana e kishës Shën Anastasi. Sipas tyre, pronësia e objektit dhe tjetërsimi i tij është bërë përpara viteve 90-të dhe shpërbërjes së ish Jugosllavisë, ndërkohë që i tërë objekti është një monument kulture që mbrohet nga shteti. Kështu shprehet sekretari shtetëror, Behixhudin Shehapi, pas deklaratës së kandidatit për deputet Agon Ferati. Sipas tij, Kalaja, që paraqet një vlerë të rëndësishme kulturore dhe historike dëmton pronat e shqiptarëve, pasi “bëhet fjalë për pronat e Abdurrahman Pashës, të cilës si duket në mënyrë të fshehtë i është tjetërsuar pronari. Pronar i ri i këtyre trojeve është Kisha Shën Anastasi, e cila ka marrë në pronësi afër 48 mijë e 800 metra katrorë. Ne këtë e kemi siguruar nga Kadastra”. Debati për pronësinë bëhet në kohën kur projekti për revitalizimin dështoi dhe punimet janë thuajse aty ku kanë qenë para tetë vitesh. Ndërkohë që në Ministrinë e Kulturës, thonë se objekti nuk është trajtuar asnjëherë si një kishë, madje edhe punimet konservuese që janë bërë në të. “Në vitin 1989, që para shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe para fillimit të proceseve demokratike, sipas dokumenteve kadastrale, një pjesë e Kalasë i është dhënë në… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.