Shkupm 18 shkurt – Shkupi po bëhet qendër basketbolli, nga dita në ditë po dalin talente të mëdha e që tani më kanë filluar të marrin edhe rrugën drejt realizimit të ëndrrave të tyre, në Evropë dhe SHBA, të tillë janë shumë, por ne sot do të përmendim një nga ta, bëhet fjalë për Valmir Kakruki, i cili shumë shpejt nëse gjithçka shkon sipas rezultateve që po shënon, do ta shohim në ndonjë ekip të madh të Evropës apo dhe në ndonjë akademi të SHBA, e pse jo edhe në NBA.
Aktualisht Valmir Kakruki mbron me shumë suksese ngjyrat e ekipit të Akademisë Amerikane “The Skill Factory” në grup moshat M19, që llogaritet një nga më të fortat në këtë vend.
Por, shkupjani 18 vjeçar së bashku me ekipin e tij ka qenë pjesëmarrës në një turne në Republikën e Çekisë, por shkaku i udhëtimit të largët nga SHBA për në Evropë, me ekipin kishin udhëtuar vetëm shtatë basketbollistë, e që dy nga më të mirët e ekipit lëndohen, detyrojnë skuadrën amerikan të luaj në këtë turne disa ndeshje vetëm me pesë basketbollist. Kjo ndikoi që në fund ekipi i Valmirit të përfundojë në pozitën e katërt.
Në këtë turne pjesëmarrës ishin kampionët e Çekisë U19, Barcelona e Valencia nga Spanja, Reprezentacioni i Sllovakisë edhe disa ekipe nga Gjermania e Suedia.
Kakruki në fund të turneut zgjidhet në All-Star pesëshen e këtij turneu, duke u tregua si një nga më të mirët jo vetëm të ekipit të tij, por edhe turneut mjaft të fortë.
Kakruki ka thënë se tani për tani po mendon që nëse të vazhdojë në ndonjë nga kolegjet amerikane.
“Për planet në të ardhmen ende nuk jam i sigurt 100%, do të them jam 50-50. Po mendohem nëse të vazhdoj të luaj në kolegj në Amerikë në Divisionin 1 NCAA, ose të luaj në ligat profesionale në Evropë, do të thotë jam në mes kolegjit edhe Evropës”, shprehet për Albsport.mk, përcjellë gazeta Koha.
Të përkujtojmë se Kakruki fillimin e karrierës së tij e kishte te klubi basketbollit Shkupi, ndërsa është pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut U18 dhe është në pritje të merr ftesë edhe në U20.