Athinë, 24 janar – Nënkryetari i katërt i Parlamentit grek nga radhët e Demokracisë së Re, Nikitas Kaklamanis, i cili prej sot në mëngjes e drejton seancën për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, në fillim të seancës së sotme, fillimisht e dënoi sulmin ndaj shtëpisë së deputetes së SYRIZ-as, Teodora Xakri, ndërsa më pas i komentoi si “të papranueshme”, deklaratat e djeshme të ndërmjetësit Nimic.
“Mendimi im personal është se besoj se të gjithë kolegët në sallë edhe ata që do të votojnë “pro” edhe ata që do të votojnë “kundër”, vendimi i tyre është rezultat i mendimit të tyre të lirë dhe përkrahjes së vijës politike të partive tona. Në këtë pikëpamje, i konsideroj si të papranueshme deklaratat e djeshme të zotit Nimic”, tha Kakalamanis.