Shinji Kagawa është plotësisht jashtë planeve të Claude Puel te Dortmundi, teksa drejtuesit i kanë gjetur një sistemim të ri fantazistit japonez. Mësohet se është arritur akordi me Bordeaux për huazimin e 29-vjeçarit deri në korrik, me të drejtë blerjeje, ndërsa francezët do të mbulojnë plotësisht edhe pagën e Kagawas. Ky i fundit ende nuk ka dhënë miratimin e tij, pasi preferon kalimin në Spanjë ose në Angli, por duket se zgjidhja më e mirë do të jetë Bordeaux, që beson te aftësitë e mesfushorit.