Rikardo Izecson dos Santos Leite, i quajtur Kaka, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Kanë qenë gjashtëmbëdhjetë vite shumë të bukura për fantazistin brazilian, i zbuluar nga Sao Paulo, i marrë në Evropë nga Milani, i paguar shtrenjtë nga Real Madridi dhe pionier në MLS. Jeta e tij si futbollist është mbyllur pas 749 ndeshjesh dhe 238 golash.
“At, më ke dhënë më shumë nga sa prisja”, ka qenë komenti i tij në “Twitter”. Tani është gati për një karrierë si drejtues, ndoshta te Milani. Kështu, pas Filip Lam, Françesko Toti, Andrea Pirlo dhe Çabi Alonso, Kaka është bërë legjenda e radhës që ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. 2017-a do të mbahet mend si viti i lamtumirave të mëdha.