Kaka, lojtari i fundit që fitoi Topin e Artë para se të fillonte epoka e Leo Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s, një nga më të mirët në botë në kohën kur luante, ka dhënë një intervistë për “Marca”.
A të mungon futbolli?
“Për momentin ndihem mirë sepse tërheqja ka qenë një vendim i imi. U mendova gjatë dhe në fund vendosa. Tani jam në Brazil, afër fëmijëve dhe po organizoj jetën time”.
Cila është gjëja e parë që tyë vjen në mendje kur mendon për karrierën tënde?
“Gjëja e parë janë trofetë, titujt e fituar. Kam arritur më shumë nga sa imagjinoja. Ëndrra ime ishte që të luaja një ndeshje si futbollisti profesionist me Sao Paulo dhe një me kombëtaren e Brazilit. Kështu që mund të them se kam shkuar përtej pritshmërisë. Kur mendoj për karrierën time më duket spektakolare”.
Sa do të vlente Kaka tani?
“Merkato është e pabesueshme. Vlerat rriten vazhdimisht dhe nuk mund të parashikosh se deri ku mund të arrijnë. Është e vështirë të dish sa vlen me të vërtetë një lojtar. Në kohën time, unë u bëra futbollisti i tretë më i shtrenjtë i historisë, por tani do të isha një blerje çfarëdo. Më pas, shumat e paguara për Neymar dhe Coutinho kanë qenë të pabesueshme”.
Cili ka qenë momenti më i bukur i karrierës?
“2007 ka qenë një vit i rëndësishëm, kam arritur kulmin time. Me titujt e fituar dhe me suksesin individual. Vitet e tjera kanë qenë gjithashtu të mirë, por 2007 ka qenë e pabesueshme”.
Si u ndjeva si lojtari më i mirë në botë?
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë që të bëhesha lojtari më i mirë në botë. Është e vërtetë se t’i zhvillohesh si futbollist dhe arrin në nivele më të larta, por unë as që e kisha ëndërruar. Kur ngjitesh në skenë për të marrë Topin e Artë është një ndjesi e jashtëzakonshme. futbolli është sporti më popullor në botë. Është një ndsi unike, lumturi dhe mirënjohje për shokët e skuadrës dhe trajnerët”.
Po momenti më i keq në karrierë?
“Pas Botërorit të 2010-ës, sapo fillova vitin e dytë te Real Madrid. Duhej të bëja një operacion në gju dhe kisha probleme të tjera fizike. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë sepse nuk e dija si do të isha kur të kthehesha në fushën. Ndjeja shumë dhimbje dhe kisha një trajner të ri. Ishte një moment i tirë. Një tjetër moment i tillë ka qenë kur u largova nga Real për t’u kthyer te Milan. doja të shkojë në Botërorin e 2014-ës dhe u largova nga Madridi pasi fola me Carlo Ancelotti-n dhe kuptova se nuk do të kisha shumë hapësira te Real dhe unë doja të luaja në Kupën e Botës me Brazilin. Por u dëmtova sapo shkova te Milan. Ishte shumë e vështirë”.
Çfarë mendon për Neymar?
“Është e pabesueshme ajo që i ka ndodhur, veçanërisht në këtë moment të sezonit. Shpresoj që të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur dhe në formën më të mirë të mundshme sepse jam tifoz i Brazilit dhe dua ta shikoj në maksimumin e formës në Botëror”.
A do ta merrje te Real Madrid?
“Pyetje e bukur. Ai është një lojtar i madh, mes tre më të mirëve. Cristiano, Messi dhe Neymar. Por kjo pyetje është një problem i mirë për Florentino Perez”.