Me kontratën e tij me Orlando që pritet të përfundojë në fund të vitit, Kaka është duke menduar për hapin e radhës në jetën e tij. Ish-lojtari i AC Milan është duke menduar seriozisht tërheqjen nga futbolli i luajtur, dhe këtë e ka bërë të ditur për Goloesporte.
“Do të kisha dëshirë të ndiqja shembullin e Zizou. Ai u tërhoq nga futbolli i luajtur, kaloi një kohë reflektimi, pa që donte të trajnonte dhe filloi të trajnonte të rinjtë. Mund ta bëja si ai. Të vazhdoj të luaj? Të them të drejtën futbolli më ka ardhur në majë të hundës, ndjej dhimbje pas çdo ndeshjeje. Trupi im po e ndjen lodhjen dhe në moshën 35-vjeçare është e vështirë të rikuperosh.”