Kajtazi, ka komentuar kandidatët për kryeministër të Kosovës. Kajtazi në RTV Dukagjini ka thënë se Fatmir Limaj nga Nisma si kandidat për kryeministër, është kandidat si “me rëndësi pjesëmarrja”, duke aluduar se Limaj e ka të pamundur fitoren e postit.
Ai ka thënë se Fatmir Limaj është lojtar i rëndësishëm në skenën politike dhe lider popullor në komunikimin me elektoratin.
“Nisma e ka votën e kontrolluar për shkak të numrit të vogël të votave që ka, e kontrollon secilen komunë, fshat e qytet”, ka shtuar Vehbi Kajtazi.