Presidenti i skuadrës tuniziane, Sfaxien, Moncef Khemakhem, nuk do të ketë më të drejtë të ushtrojë asnjë funksion në futboll sa të është gjallë. Këtë dënim Khemakhem e ka marrë pasi në ndeshje mes Sfaxien dhe Etoile du Sahel, e luajtur me 1 mars, e ka kafshuar në veshë gjyqtarin e ndeshjes, shkruan Express. Përveç ndalimit të ushtrimit të çfarëdo detyre në futboll, Khemakhem është dënuar edhe me 12 mijë euro.