Dashuria jonë për kafshët është e hershme, madje ka dëshmi që tregojnë se njeriu ka qenë i lidhur me qenin 10.000 vite Para lindjes së Krishtit, shumë më para se Egjiptianet të afronin kafshët përpara 7.000 mijë vitesh. Të zotërosh një kafshë shtëpiake është tepër e shtrenjtë. Këto janë pesë kafshët më të shtrenjta në histori:
LUANI I BARDHË. Siç mund ta imagjinoni, këto ‘mace’ të stërmëdha e të bukura, janë shumë të rralla, prandaj dhe të kesh në shtëpinë tënde një të tillë, kushton. Gjendet vetëm në zonën e Afrikës së Jugut, dhe ka rreth 300 të tillë, në botë.
LABRADOR. Ky lloj qeni duket se është ‘mbreti’ i qenve, për çfarëdo lloj shije të njeriut. Të tillë vetëm në Britani ka rreth 500.000. Mesatarisht një “Labrador”, mund të kushtojë që nga 650 paund deri në 850 paund.
LOPA “HOLSTEIN”. Kjo lopë e shtrenjtë, e quajtur “Missy”, është blerë nga një investitor kanadez, për 1.2 milionë dollarëve në vitin 2013.
MASTIFI TIBETIAN. Në vendin e dytë është, është ky lloj qeni aziatik. Shifra më e madhe e shpenzuar për të blerë një qen të kësaj race ka kushtuar 1.14 milionë dollarëve.
KALI. Ndoshta s’është surprizë që kjo kafshë është në numrin një të listën së kafshëve më të shtrenjta. 16 milionë dollar ka kushtuar kali më i shtrenjtë i blerë nga një amerikan, në vitin 2006.