Kafsha më e shpejtë në botë garë me një makinë të Formula E (VIDEO)

Piloti brazilian Felipe Massa, që vitin 2019 do të debutojë në Botërorin e Formula E ka qenë protagonist i një gare të veçantë. Ai ka pilotuar një makinë të Formula E, makinë 100% elektrike, në një garë me kafshën më të shpejtë në botë: Fajkoin pelegrin. Ky shpend arrin shpejtësinë deri në 350km/orë kur i sulet presë së tij dhe në këtë garë të zhvilluar në shkretëtirë “preja” e tij ishte vendosur në makinën e Massa.

Një garë e jashtëzakonshme e zhvilluar në shkretëtirë mes makinës së Formula E dhe fajkoit pelegrin, që edhe pse iu afrua shumë makinës së Massa nuk arriti ta kapë atë, duke humbur sfidën. Kjo ishte hera e dytë që një makinë e Formula E zhvillon me një kafshë, teksa vjet triumfoi në duelin ndaj një geopardi. Këtë herë ishin fansat e këtij sporti që sugjeruan duelin me fajkoin pelegrin, i konsideruar si kafsha më e shpejtë në botë.