Kjo lojë mund të zbulojë shumë për personalitetin tuaj. Madje mund të tregojë nëse jeni të lumtur ose jo. Ajo çfarë duhet të bëni është të na tregoni se cilën kafshë shikoni të parën në këtë foto. Më poshtë mund të lexoni edhe kuptimet e tyre:
Flutur
Nëse shikoni fluturën të parën kjo tregon se jeni një njeri i ndjeshëm dhe gjithmonë jeni në ndihmë të të tjerëve. Ju mund ta lini pa u menduar dy herë zonën tuaj të rehatisë për të ndihmuar një mik që ka probleme. Ju jeni të hapur ndaj eksperiencave dhe njohurive të reja në jetë. Ju e jetoni të tashmen dhe nuk mendoni për të ardhmen. Juve ju pëlqen të jeni në qendër të çdo eventi dhe jeni një njeri romantik që ëndërron dhe mendon gjatë gjithë kohës. Ju i merrni më të mirën jetës, duke menduar vetëm pozitivisht.
Shqiponjë
Nëse shikoni shqiponjën të parën, ju jeni një njeri krenar dhe pak arrogant. Keni besim në veten tuaj dhe jeni gati për të mbrojtur gjithmonë mendimet që keni. Ju nuk keni frikë nga vështirësitë e jetës dhe përballoni çdo problem me dinjitet. Liria e veprimit është e rëndësishme për ju. Juve nuk ju pëlqen që të tjerët të zënë hapësirën tuaj personale. I kushtoni vëmendje detajeve dhe nuk ndaloni deri sa t’i arrini objektivat që i keni vënë vetes.
Qen
Nëse vini re të parin qënin, do të thotë se ju jeni një njeri i sjellshëm me të gjithë dhe nuk dëshironi të mbeteni vetëm asnjëherë. Ju i vlerësoni personat që doni dhe i ndihmoni në çdo situatë. Ju jeni një njeri i sinqertë dhe me ju është e lehtë të komunikosh. Nuk keni probleme me emocionet dhe besimin, madje i kuptoni shumë mirë të tjerët, emocionet e tyre dhe gjendjen shpirtërore të njerëzve që ju rrethojnë. Njerëzit e afërm e dinë që mund të mbështeten tek ju për çdo gjë.
Lepur
Nëse shikoni një lepur, ju jeni një person i ndjeshëm. Ju kujdeseni shumë për komunikimin me të tjerët dhe mundoheni gjithmonë që t’i kuptoni dhe përpiqeni të mos ofendoni askënd. Ju lëndoheni lehtësisht dhe çdo gjë e bëni me zemër. Ndonjëherë e keni të vështirë të merrni vendime sepse jeni i turpshëm për të shprehur dëshirat tuaja. Ju keni paksa frikë për të ndryshuar diçka në jetën tuaj dhe e keni të vështirë për të dalë nga zona e rehatisë.
Gjarpër
Nëse shikoni gjarprin do të thotë se jeni një njeri i zgjuar. Ju bëni kompromise dhe e gjeni gjithmonë zgjidhjen e problemeve që i leverdis të gjithëve. Ju përshtateni shpejt me ndryshimet dhe eksperienca juaj i ndihmon të tjerët të zgjidhin disa probleme. Ju jeni një njeri shumë aktiv dhe i paparashikueshëm. Ju keni aftësinë për të analizuar çdo gjë rreth jush dhe vazhdimisht i mbroni të tjerët nëse vërtet i doni ata.
Mace
Macja tregon se ju jeni një njeri i pavarur dhe me besim në vete. Ju nuk keni frikë për të treguar karakterin tuaj të fortë dhe ky është avantazhi juaj. Ju përshtateni shumë shpejt me njerëz të rinj dhe keni gjithmonë një plan B nëse A-ja dështon, për çdo situatë. Juve nuk ju pëlqejnë njerëzit e zhurmshëm rreth jush, madje ju pëlqen të qëndroni edhe vetëm.