Ekspertët kanë analizuar informacione mbi konsumin e kafes nga 2,250 milionë persona gjithsej (të përfshirë në një total prej 26 studimesh të mëparshme) duke dalë në përfundimin se konsumi i një filxhan kafe në ditë, redukton rrezikun e kancerit në mëlçi me 20 për qind. Por nëse pihen pesë në ditë mund të shkohet në përgjysmim të rrezikut. Përveç antioksiduesve dhe anit-inflamatorëve që është e pasur kjo pije, mendohet se kafeina ka edhe një rol qendror mbrojtës që ushtrohet nga kafeja. Madje është verifikuar se kafja dekafeinato, ka më pak efekt kundër tumorit.