Kafeina, e rëndësishme për flokë të shëndetshëm

25

Produktet e fundit për mirëmbajtjen e flokëve po përmbajnë kafeinë. Ekspertja e flokëve Bridgette Hill thotë se kafeina stimulon qarkullimin e gjakut dhe kjo është e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë lëkura ushqehet me oksigjen dhe lëndë ushqyese, që janë të nevojshme për flokë të shëndetshëm.

Për këtë arsye dhe të tjera, kafeina, sipas saj, mund të jetë një shtesë e rëndësishme në rutinën tuaj të kujdesit ndaj flokëve, shkruan Cosmopolitan.

Në lidhje me rënien e flokëve, kafeina natyrshëm kundërvepron me DHT, hormonin përgjegjës për rënien e flokëve. Kështu, ajo inkurajon flokët të rriten dhe të jenë të shëndetshëm. Dermatologët dhe estetistët thonë se zakonisht, trajtimet e tilla kërkojnë një kohë prej 3 muajsh për të dhënë efektet e tyre.