Kafe që shërbehet me zemër (FOTO)

36

Në kafenenë “Joyeux” të Parisit, shërbimi mbërrin nga persona me aftësi të kufizuara.

“Një kafe e servirur me zemër”, është mbishkrimi në tabelën që mban emrin e barit të veçante, ku kësaj kategorie i jepet më shumë sesa një punë: punonjësve atje, u ofrohet dinjitet.

Mundësia e krijuar prej lokalit që hedh një vështrim ndryshe mbi handikapin është e rrallë, sidomos nisur nga fakti që në Francë njerëzit me vështirësi të tilla janë dy herë më të prekur nga papunësia se pjesa tjetër e popullatës.

“Puna është organizuar me orare të caktuara, të cilat i përshtaten nivelit të tyre të lodhjes e kjo mund të shkojë edhe deri në 2 orë në ditë. Disa të tjerë pastaj mund të punojnë dhe më shumë se kaq”, tha menaxheri Yann Bucaille.

Të gjithë pjesëtarët e personelit e kanë një problem dhe me orientimin e tyre në kuzhinë apo në shërbim, merren menaxheret.

Qëllimi i gjithë kësaj nisme përveç ndihmës për personat me nevoja të veçanta, është edhe ndryshimi i perceptimit te njerëzve ndaj tyre dhe asaj që mund të bëjnë.

Për punonjësit, periudha më e ngjeshur e ditës është zakonisht mëngjesi, megjithatë puna në përgjithësi nuk është shumë stresuese dhe i ndihmon në komunikimin me të tjerët.

Ligjet në fuqi në Francë u kërkojnë kompanive që të punësojnë në masën 6% individë me aftësi të kufizuara, por një rregull i tille rrallëherë respektohet.

Comments are closed.