Shkup, 12 qershor – Florian Kadriu është larguar nga FC Shkupi dhe është transferuar te skuadra e Rabotniçkit me të cilën ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare . Lajmi është konfirmuar nga klubi “romantik”, ku Kadriu është prezantuar me fanellën e tij të ret, por edhe nga vet lojtari, i cili ka falënderuar tanimë ish-klubin e tij për bashkëpunimin që e kishin sa ka qenë pjesë e saj.
“Një falënderim për FC Shkupi, për bashkëlojtarët e mi, për stafin teknik të tij me të cilët kalova një vit shumë të mirë, veçanërisht një falënderim të madh për tifozët ‘Shvercerat’ të cilët më kanë përkrahur gjatë gjitha ndeshjeve”, shkroi në profilin e tij zyrtar në “Facebook” futbollisti kërçovar. (koha.mk)