Shkup, 26 nëntor – Imer Kadriu është kryetari i ri i Klubit të Mundjes “Liria” bën të ditur gazeta KOHA. Kështu vendosën sot anëtarët e klubit më të suksesshëm shqiptar në Kuvendin e jashtëzakonshëm, që u mbajt në hapësirat e klubit. Cekim, me shumë sukses nga viti 2010 e deri më 2017 KM “Liria” e udhëhoqi Betim Vrenezi, i cili nga ky post u largua pasi u emërua për kryetar i Federatës së Mundjes të Maqedonisë. Sipas Vrenezit, Imer Kadriu ka qenë njeriu u duhur për këtë post duke marr parasysh kontributin që e ka dhënë për këtë klub.
“Imer Kadriu ka qenë mundës dhe njëri prej sponsorëve më të mëdhenj nga viti 1990. Ai gjithmonë dhe në çdo moment dhe në të mirë e në të keqe, ka përkrahur klubin. E di që ai nuk ka dëshirë ti përmendi gjitha këto, por e kam patjetër. Andaj uroj që ai të vazhdojë me sukses udhëheqjen te KM ‘Liria’”, tha ish-kryetari i klubit “Liria”, Betim Vrenezi. “Falënderoj të gjithë për besimin që ma dhatë. Në fakt unë jam pjell e këtij klubi, këtu jam rritur dhe jam zhvilluar dhe do të jem këtu gjithmonë. Edhe pse kam qenë larg, me zemër kam qenë me ju. Me ardhjen e Betim Vrenezit në krye të klubit, u bë një revolucion. Kemi qenë unik dhe të bashkuar, për gjithçka që kemi bërë. Unë pa përkrahjen e juve nuk mund të bëj asgjë, prandaj nëse qëndrojmë të bashkuar, s’ka dyshim se do ta qojmë klubin drejt një profesionalizimi edhe më të madh që Klubit ‘Liria’ t’ia kthejmë namin e dikurshëm”, deklaroi tani më kryetari i ri i KM “Liria”, Imer Kadriu.