Shkup, 8 gusht – Nga sot e deri më 10 gusht, në palestrën sportive “Kale” në Shkup, do të organizohet turniri në basketboll për femra të moshës 16-vjeçare. Pos nikoqirit, përfaqësueses së Maqedonisë, do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Bullgarisë, Izraelit dhe Sllovenisë. Ndryshe, turnirin do ta hapin vashat e Maqedonisë të cilat do të ndeshen me përfaqësuesen e Bullgarisë, ndërsa ndeshja do të fillojë në ora 17.00. Tre orë më vonë (20.00) njëra kundër tjetrës do të përballen Izraeli dhe Sllovenia. Ndërkohë, ky turnir do të jetë një rast i mirë seleksionuejsa e U16 të Maqedonisë, Stojna Vangelovska dhe trajneri i saj Enver Miftari të testojnë talentet e tyre që kanë në dispozicion para pjesëmarrjes së ekipit të kadeteve të Maqedonisë në Kampionatin Evropian (Divizioni B), i cili nga 16-25 gusht do të mbahet në Mal të Zi.