Shkup, 24 shkurt – Për ndërtesat banesore dhe për parcelat në Maqedoni për rreth tre vite duhet të vendoset kadastra tridimensionale. Do të përdoren përvojat për vendosjen dhe mirëmbajtjen e 3D kadastrës nga kadastra holandeze programi TAIEX i Komisionit Evropian. “Vendosja e dimensionit të tretë në shfaqjen e patundshmërive do të mundësojë kuptim më të thjeshtë të kufijve të të drejtave ndaj vetë patundshmërive që do të krijojë pasqyrë më të thjeshtë të asaj – kush dhe çka ka, në çfarë mënyre e përdorë dhe deri ku shtrihen të drejtat e tij ndaj patundshmërisë adekuate, si në thellësinë e vendit ashtu edhe në lartësi”, tha sot në konferencë për shtyp drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive, Sllavçe Trpeski. Ai informoi se hapi i parë drejt kadastrës 3D këtë vit do të jenë vendosja e lartësisë gjatë matjes së objekteve, gjeoreferencimi i skicave etazhore, si dhe editimi elektronik i të dhënave për to. I tërë procesi duhet të mundësojë edhe vendosjen e njësive të reja hapësinore të definuara, si 3D parcela, volumeni i katit dhe banesës, si dhe të dhëna të tjera atribute për to, të lehtësohet procesi i identifiki9mit të një pjese të ndërtesës dhe të përmirësohet vizuelizimi i patundshmërive të regjistruara. Për aktivitetet do të nevojitet ndryshim i kornizës ligjore, me çka do të mundësohet vendosja e 3D parcelës dhe volumeni në vend të metrit katror. Ekzistimi i 3D të dhënave gjeohapësinore si pjesë e 3D-kadastrës, sqaroi Trpeski, paraqet bazë për kryerjen e 3D-analizave nga më të ndryshmet me të cilat mundësohet modelim efikas i ndërtesave, terrenit dhe sipërfaqesk, si dhe vizuelizim me të cilën do të arrihet kuptim dhe planifikim më i mirë i botës së vërtetë. Siç theksoi Trpeski, vendosja e 3D-kadastrës paraqet trend të hulumtimit në vendet bashkëkohore dhe të zhvilluara nga Evropa dhe në përgjithësi në botë.