Shkup, 16 shkurt – Gjykatësja Dobrilla Kacarska në seancën e sotme ia tërhoqi vërejtjen të akuzuarit Nikolla Gruevski në lëndën e PSP-së “Tanku” për furnizim të mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove, për mosrespektim të gjykatës.
Gjatë fjalimit hyrës të pçrokurorit Stevço Donev nga PSP, Gruevski, duke iu drejtuar avokates Sanja Aleksiq, tha se kjo qenka “gjykatë partiake”.
Gjykatësja kërkoi që kjo të hyjë në procesverbalin e gjykimit dhe e paralajmëroi Gruevskin se për komente të këtilla herën tjetër do të përdoren dispozitat nga Ligji për procedurë penale të cilat parashohin dënim.
Kacarska edhe krahas tentimeve të avokatëve për të mos filluar debati kryesor, ia dha fjalën prokurorit të PSP-së dhe gjykimi vazhdoi me fjalët hyrëse.
Prokurori Donev theksoi se me fakte do ta dëshmojnë veprën penale të cilën e kanë kryer të akuzuarit gjatë furnizimit të mercedesit.
Shtoi se do të dëshmojnë se Gruevski ka dashur ta përdorë automjetin, por opinioni të mos dijë për atë.
Mbrojtja theksoi se nuk kanë mundësi të barabarta për ç’arsye kërkojnë shtyerje të seancës së sotme në këtë fazë kur po deklarohen rreth aktakuzës.
Shtyerjen, siç thanë, e kërkojnë për ta përgatitur mbrojtjen dhe të japin fjalim hyrës në seancën e ardhshme.
Jankullovska theksoi se nuk është në gjendje të njoftohen me, siç tha, sipas PSP-së, dëshmitë kyçe. Duke pasur parasysh se, siç shtoi, shkeljen e të drejtave të tyre në këtë fazë nuk është në gjendje të paraqitet në formë të fjalimit hyrës.
Edhe Gjoko Popovski tha se nuk është në mundësi të japë fjalim hyrës. Gjykimi, siç tha, është njejtë si ndeshja e futbollit në të cilën njëri ekip e din, ndërsa ekipi tjetër nuk e din nëse do të luhet në terren me ujë, me reflektorë apo në bazë artificiale.
Gjykata konsideron se mbrojtja ka pasur mjaft kohë për t’i parë procesverbalet dhe të përgatiten dhe prandaj, siç u tha. sjtyerja në këtë fazë refuzohet.