Shkup, 10 shtator – Vendimi për transformimin e lëndëve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në Prokurorinë Publike (PP), ka anuluar gjykimin për lëndën “Transportuesi”, raporton Koha.mk
Në fillim të seancës gjyqësore, gjyqtarja Dobrilla Kacarska ka theksuar se duke marrë parasysh se ka kaluar afati prej 3 ditësh për marrjen e lëndëve, dhe publikimi i komunikatës së prokurorit, Lubomir Jovevski për marrjen e lëndëve të PSP-së, e pamundur është që të zhvillohet puna e mëtejme e Këshillit gjyqësor.
“Shpresoj që ditëve të ardhshme, e gjithë kjo situatë do të qartësohet, me vendim për marrjen e lëndëve, i gjithë gjyqësori është i robëruar dhe nuk mund që të zhvillohet proces gjyqësor për lëndët e PSP-së. Nuk mund që ti udhëheqim gjykimet, pasi që mund të bëhet shkelje e procedurës”, ka theksuar gjyqtarja Dobrilla Kacarska, transmeton Koha.mk
Ajo ka shtuar se në periudhën e kaluar, gjyqtarët të cilët i kanë udhëhequr lëndët e PSP-së kanë qenë në situatë që vet të vendosin se si do të veprojnë me lëndët pasi që prokurorja speciale, Katica Janeva, përfundojë në paraburgim dhe më pas kërkojë që lëndët e PSP ti merr në procedim të mëtutjeshëm Prokuroria Publike. (koha.mk)
Nga ana tjetër, PSP-ja ende nuk është sqaruar se si do të veprojën prokurorët pas vendimit që ti kalojnë lëndët në Prokurorinë Publike. (koha.mk)