Kacafytën për zyre sekretari i ri dhe ai i shkarkuar në Ministri të Infrastrukturës, ndërhyn policia

75

Të mërkurën, Izedin Bytyqi dhe Zymer Avdullahu, dolën në punë duke pretenduar të dy të njejtën pozitë.

Zyrtarët policor, u panë të mërkurën në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Kjo pasi ata morën një thirrje, se në një zyrë të ministrisë, erdhen dy persona me pretendimin se janë sekretarë të përgjithshëm.

itë më parë, Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, shkarkoi nga kjo detyrë, Izedin Bytyqin dhe emëroi Zymer Avdullahin.

Por më pas, Bytyqi u kthye në punë, nga ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës, që e udhëheq bashkëpartiaku i Abrashit, Agim Veliu, që e konsideroi vendimin për shkarkim si të paligjshëm.

Njejtë po e konsideron edhe vetë Izedin Bytycci i cili Avdullahun po e konsideron si uzurpator.

Bytyqi, ka thënë se ishte vet ai që e shkarkoi Zymer Avdullahin nga pozita që mbante më herët, madje ka treguar edhe arsyet e këtij vendimi. Ndërkohë, nga Ministria e Infrastrukturës, përmes një njoftimi për media, thonë se Bytyqi është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij, është inicuar procedurë e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore.

Por, kthimin e Nexhat Krasniqit në punë, e ka mohuar Izedin Bytyqi.

Ndërsa ka konfirmuar se kohët e fundit ka disa mosmarrëveshje me vet ministrin, Abrashi.

T7 për këtë cështje, ka provuar ta kontaktojë edhe të emëruarin e ministrit Abrashi në këtë pozitë, Zymer Avdullahin.

Por ky i fundit, nuk i është përgjigjur thirrjeve të televizionit.