Jerusalem, 5 dhjetor – Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Izrael Kac shprehu shpresë se lideri i Partisë Laburiste britanike, Xheremi Korbin nuk do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme më 12 dhjetor.
“Personalisht shpresoj se nuk do të zgjidhet”, theksoi Kac, i cili si arsye për këtë qëndrim e përmendi “valën e antisemitizmit të cilën Korbin nuk e mohon”.
Korbin është përpjekur t’i zbusë kritikat e ashpra për antisemitizëm me të cilat u përballën ai dhe partia e tij para zgjedhjeve. Edhe pse shprehu mospajtim me të gjitha format e racizmit, duke përfshirë edhe antisemitizmin, Korbin vazhdimisht ka refuzuar të kërkojë falje për çfarëdo lloji të antisemitizmit në partinë e tij në vitet e fundit.(koha.mk)