Tërheqja e mundshme e ushtarëve të SHBA-së nga Afganistani nuk do të reflektohet ndaj gjendjes së sigurisë në vend, deklaroi zëdhënësi i pallatit presidencial në Kabul.
Në katër vitet e fundit, gjysma e forcave afgane të sigurisë tashmë i kontrollojnë të gjitha operacionet në vend lidhur me sigurinë, shkroi në Tuiter zëdhënësi Harun Çahansuri.
Mediuemt amerikane dje kumtuan se presidenti i SHBA-së, Donald Tramp ka urdhëruar tërheqjen e pothuajse gjysmës nga 14.000 ushtarët amerikanë të stacionuar në Afganistan.
Pas intervenimit ushtarak të SHBA-së për rrëzimin e qeverisë talebane, në vitin 2002, në Afganistan hynë rreth 130.000 ushtarë nga forcat ndërkombëtare. Prej atëherë e deri më sot në luftë jetën e humbën rreth 2.500 ushtarë amerikanë.
Ekspertë dhe politikanë afganë ishin me mendime të ndryshme rreth tërheqjes potenciale.
Zëdhënësi i mëparshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Zahir Azimi, theksoi se tërheqja e mundshme do të mund të ndikojë në aftësinë e ushtarëve afganë të zbatojnë sulme efikase të natës. Krahas kësaj, mbështetja ajrore amerikane është me rëndësi thelbësore për forcat afgane tokësore.
Sipas gjeneralit të pensionuar, Mohamad Radmanish, forcat afgane janët ë afta ta mbrojnë vendin. Por, u nevojiten teknologji të reja dhe avancuese”, tha ai.
Hashmatulla Arshad, zëdhënës i Partisë islamiste të Afganistanit, tha se partia e ka përshëdnetur vendimine SHBA-së për t’i tërhequr ushtarët e vet. “Amerikanët janë ndër shkaktarët kryesorë” për luftën rrjedhëse, shtoi ai.