Shkup, 21 korrik – Në fshatin Kuçkovë rrethinë e Shkupit, si rezultat i kabllos elektrike ka ndërruar jetë një plak i moshës 74 vjeçare, shkruan KOHA. Sipas buletinit ditor të MPB-së, 74 vjecari kontaktin me kabllon elektrike e ka pasur gjatë zhvillimit të aktiviteteve ndërtimore në shtëpinë e tij. Pas kësaj ndodhie ai është transferuar në spital, ku dhe është konstatuar vdekja. (koha.mk)