Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë reagon në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe vlerëson se thirrja e kësaj gjykate për “pavarësi dhe përzierje në pushtetin gjyqësor” ka për qëllim që ta fshehë keqpërdorimin e bërë për informacion të pasaktë.
“Mos u mundoni që pas pavarësisë së gjykatës ta fshihni përgjegjësinë tuaj se në bazë të falsifikimit me përmbajtjen e pavërtetë dhe konstruktim të gënjeshtrave është keqpërdorur Presidenti i Republikës së Maqedonisë, sillni vendime për arrestime dhe zbatoni politikë arrestimi. Theksojmë se, si ne, ashtu edhe opinioni përmes Vendimeve për arrestim të publikuara u njoftua me përmbajtjen e shënimit copy-paste ” rreptësisht të besueshëm” që sjell edhe lloj tjetër të përgjegjësisë për sjellje joprofesionale në lëndë gjyqësore”, thuhet në reagimin.
Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë, siç theksohet, asnjëherë deri më tani nuk kishte reaguar për ndonjë vendim gjyqësor.
“Vlerësojmë se është koha e fundit, ndërsa në interes të standardeve të BE-së të cilat kërkohen që t’i përmbush, gjyqësori të mos i fshehin mangësitë e tyre pas përzierjes së supozuar në pavarësinë e tij”, qëndron në reagimin.
Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë ende pret përgjigje për kërkesën e dërguar deri te kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1 për dorëzim të shënimit zyrtar dhe thekson në dyshimin se ndiqen aktivitetet e presidentit Ivanov.