Athinë, 4 janar – Me intervistën e sotme për “Efirmedia ton sindakton”, kryeministri i IRJM-së Zoran Zaev, i hodhi poshtë të gjitha argumentet e zotëri Micotakisit kundër Marrëveshjes së Prespës, komentojnë nga kabineti i kryeministrit grek Aleksis Cipras, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në kumtesë përmenden edhe pjesë nga intervista e kryeministrit të Maqedonisë lidhur me shtetësinë, gjuhën, se bën pjesë në grupin e gjuhëve sllave dhe qëndrimin se “e njohim trashëgimin e posaçme kulturore, historinë e posaçme antike greke në rajon”.
Nga Kabineti i kryeministrit grek pyesin , pas tërë kësaj “çfarë argumenti të ri do të shpikin” nga Demokracia e Re opozitare që ta mbështesin qëndrimin e deputetëve Adonis Georgiadis dhe Andonis Samaras.
“Tani kur vetë Zoran Zaevi tërësisht i hodhi poshtë pseudo-interpretimet e grupit djathtist ekstremist të Demokracisë së Re për kombësinë, gjuhën dhe lëshimin, çfarë do ta bëjë Micotakis? Pas cilit argument të ri qesharak do të fshihet që t’i kënaq udhëheqist e tij djathtist ekstremist? pyesin në kumtesën nga kabineti i Aleksis Ciprasit.