Kabineti i Ciprasit: Të gjithë grekët duhet ta kuptojnë të vërtetën për Marrëveshjen e Prespës

Athinë, 17 janar – Nuk do të zgjedhin procedura të shpejta për Marrëveshjen e Prespës, ne kemi për qëllim ta informojmë edhe qytetarin e fundit grek për aspektet e marrëveshjes, vlerësojë se është me rëndësi të mbahet TV duel me liderin e opozitës, gazetat javore do ta publikojnë tekstin e plotë të marrëveshjes, janë një pjesë e hapave të ardhshëm të Qeverisë greke në prag të ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, sipas kumtesës së kabinetit të Aleksis Ciprasit, në të cilën sqarohen disa punë lidhur me zgjidhjen mes të dy vendeve.

“Nuk do të zgjedhim procedura të shpejta për diskutim dhe ratifikim. Dhe në asnjë rast fshehtas nuk do të miratojmë një marrëveshje të rëndësishme për ardhmërinë e Greqisë dhe stabilitetin e rajonit. Përkundrazi, qëllimi ynë është të informohet edhe qytetari i fundit grek për të gjitha aspektet ( e marrëveshjes) që të mund të vendos nëse është pro apo kundër interesave tona nacionale”, kumtojnë nga Kabineti i Ciprasit dhe sqarojnë se synimi i tyre është që populli grek ta kuptojë të vërtetën.

Në këtë drejtim, sipas kabinetit të kryeministrit grek, Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë do të kujdeset që të dielën, në botimet javore të gazetave greke të cilat janë mjaft të lexuara mes qytetarëve të publikohet teksti i plotë i marrëveshjes, “që të gjithë pasi ta mësojnë, të jenë në pozicion të vlerësojnë”.

Ndërsa që të munden t’i dëgjojnë dhe t’i krahasojnë argumentet, nga kabineti i kryeministrit grek edhe njëherë e përsërisin propozimin e Ciprasit prej dje, që të mbahet TV duel me liderin e Demokracisë së Re opozitare, Kirijakos Micotakis.

Nëse tërë teksti i Marrëveshjes së Prespës del nëpër gazeta të dielën do të jetë në të njëjtën kohë me protestën e caktuar në qendër të Athinës prej shoqatave dhe organizatave që janë kundër marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.