Athinë, 2 prill – Greqia ka kryeministër që i respekton proceset juridike, ndërsa jo sulltan që i premton vendimet juridike, i komentojnë nga kabineti i Cipras, deklaratat e presidentit turk Erdogan.
Në periudhën e fundit është ashpërsuar retorika mes Athinës dhe Ankarasë, për shkak të rasteve me ushtarët turq dhe grekë, përkatësisht për tetë turqit të cilët kërkojnë azil në Greqi, ndërsa Ankaraja e pret ekstradimin e tyre, por edhe dy ushtarë grekë të arrestuar në territorin turk, për të cilët Athina bën presion të kthehen prapa.
Sipas mediave greke, Erdogan tani i ka lidhur ndërmjet vete këto dy raste, prandaj vjen edhe reagimi i kabinetit të kryeministrit grek.
Siç njoftoi korrenspondenti i MIA-s nga Athina, në kumtesë, nga kabineti i Cipras i porosisin Erdoganit se nëse ka pasur diçka të tregojë në rastin me ushtarët turq, ka mundur atë ta bëjë në takim me kryeministrin grek gjatë vizitës në Athinë.
“I sqaruam se Greqia është vend në të cilin qeveris e drejta dhe ka kryeministër që i njeh dhe i respekton procedurat e sistemit juridik grek, ndërsa jo sulltan që të mund t’i premtojë vendimet. Nëse dëshiron të jetë lider në shtet në të cilin qeveris e drejta, duhet të japë sqarime pse Turqia ende i mban në burg dy ushtarët grekë të cilët nuk kanë bërë asgjë më shumë nga ajo të kalojnë disa metra në territorin turk, në momentin kur kanë hulumtuar kalime ilegale”, citohet në kumtesën e kabinetit të Cipras.