Sao Paolo, 21 tetor – Shërbimet braziliane të shëndetësisë sot kumtuan se ka vdekur vullnetari i cili ka marrë pjesë në programin për zhvillimin e vaksinave të kompanisë britanik-suedeze Astra Zeneka dhe Universitetit të Oksfordit.
Rregullatori brazilian i shëndetit Anvis njoftoi se zhvillimi i vaksinës do të vazhdojë pavarësisht vdekjes së vullnetarit. Anvisa nuk dha detaje të mëtejshme mbi shkakun e vdekjes së tij.
Universiteti Federal i Saо Paolos konfirmoi vdekjen e vullnetarit në një kumtesë të veçantë, duke deklaruar se ai ishte një shtetas brazilian.