Ka vdekur një punëtor nga Struga, i cili ka punuar në gurore

Shkup, 20 qershor – Në spitalin “Sh. Erazmo” në Ohër dje rreth orës 15 është sjellë i vdekur V.M (61) nga Struga. Siç kumtoi sot MPB-ja, V.M ka qenë i punësuar në firmën, e cila ka kryer punë në guroren e quajtur “Strizhak” në malin Jabllanicë. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SP Strugë. Me urdhër nga prokuroi publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.