Celino Villanueva Jaramillo, që thuhet se ka lindur më 1896, vdiq në spital pasi e kishte dëmtuar mushkërinë kur kishte rënë nga shtrati, raporton Guardian, shkruan Periskopi.
Një plak kilian që besohet të ketë qenë burri më i vjetër në botë vdiq në spital në moshën 121 vjeçare.
Celino Villanueva Jaramillo, të cilin gazeta Guardian e kishte intervistuar vitin e kaluar, ka vdekur të mërkurën në një qytet në jug të Kilit. Shekullori, që ka lindur më 25 korrik të 1896-s, ka dështuar të njihet nga Guinnesi në mungesë të verifikimeve zyrtare për ditën e tij të lindjes.
Pas një operacioni emergjent dhe pasi u vendos në kujdes intensiv, mjekët shpresonin në fillim se ai do të shpëtonte edhe kësaj here. Por në ditët e fundit dëmtimi i mushkërisë u bë kritik, dhe të martën ata e thirrën një prift që t’i jepte ritet e fundit.
Familja që e ka adaptuar Celinon kur ishte 99 vjeç, ka shprehur trishtimin e saj, duke thënë që ai ishte pjesë e familjes së tyre, burri i shtëpisë.” –përcjell Periskopi
Megjithëse u nderua nga politikanët, e madje edhe nga presidenti miliarder i Kilit Sebastian Pinera, si njeriu më i vjetër në vend, Celino Villanueva kurrë nuk ka pasur trajtim të veçantë shëndetësor, e as familja adaptuese nuk ka marrë ndihma shtesë për të.