Një klub legjendar shkruan për një futbollist legjendar, duke mos qenë të lidhur zyrtarisht me njëri tjetrin. Dashuria mes Gianluigi Buffon dhe Borussia Mönchengladbach, e përfolur shuëm gjatë ditëve të fundit tashmë është zyrtarizuar dhe publikuar edhe në rrjetet sociale. Klubi gjerman, kundërshtari i radhës i Fiorentinës në UEFA Europa League ka dashur t’i dërgojë një dhuratë portierit legjendar italian që ka simpatizuar gjithmonë skuadrën e Borussia Monchengladbach. Një shall ku shkruhet “A German Team” – “Një ekip gjerman”, për të ndihmuar tifozët e huaj, që njëlloj si Buffon, kanë vështirësi në prononcimin e emrit të skuadrës në mënyrë korrekte. Borussia i ka dërguar kapitenit të Juventusit dhe përfaqësueses italiane edhe një letër të shkruar nga drejtori sportive Max Eberl, e përkthyer në italisht, për ta falenderuar për mbështetjen dhe suportin. Një lidhje sentimentale e shprehur edhe nëpërmjet postimit në llogarinë zyrtare të klubit gjerman në “Tëitter”: “Portierë të mirë ka shumë, por legjenda me stil janë vetëm pak. Faleminderit për suportin tënd për Një ekip gjerman”. Tifozët e Borussia janë shumë entuziastë. Në përgjigje të postimit të klubit, ka nga ata që i kërkojnë Buffon që me të përfunduar aventurën te Juventus, të transferohet te Gladbach. Pasioni i tifozëve të Fohlen për Gigi ka shpërthyer vitin e kaluar, kur në përfundim të ndeshjes mes Borussia dhe Juventus, e vlefshme për Champions League, portieri Italian shkoi poshtë tribunës ku qëndronin tifozët gjerman dhe u hodhi atyre dorezat e tij. Duke mos qenë të informuar për simpatinë e Buffon për klubin gjerman, tifozët ia rihodhën dorezat portierit veteran, por klubi nxitoi menjëherë tu komunikonte tifozëve të tij keqkuptimin. Menjëherë, një përfaqësi e tifozëve gjermanë, u takuan me portierin në dhomat e zhveshjes duke i dhuruar atij një shall. Tashmë një tjetër dhuratë. Sepse mes një legjende dhe një klubi legjendar, mirëkuptimi nuk mund të jetë, veçse total.