L.GJ. nga fshati Konopnica ka tentuar ta vrasë bashkëshortin e saj me kaçavidë në pjesën e kraharorit pas çka e ka dërguar në Shtëpinë shëndetësore në Kriva Pallankë ku i është dhënë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, ngjarja e palakmueshme ka ndodhur para tre ditësh, ndërsa për shkak të seriozitetit të lëndimeve, bashkëshorti është transferuar në Qendrën klinike – Shkup. Kundër L.GJ. është parashtruar kallëzim penal për shkak të dyshimit bazë se ka bërë vepër penale “vrasje në tentim”.