Ortopedët këshillojnë që prindërit para se të konkludojnë se bëhet fjalë për dhimbje nga rritja, duhet të konsultohen me mjekun i cili duhet ta bëjë anamnezën, dhe nëse është e nevojshme edhe disa metoda të tjera diagnostikuese (si ultratingulli ose rezonanca magnetike. Qëllimi i kësaj është të përjashtohen të gjitha shkaqet e tjera potenciale
Besohet se një e treta e fëmijëve parashkollorë dhe ata të moshës shkollore ndjejnë dhimbje për shkak të rritjes, dhe kjo nuk ndodh gjatë aktiviteteve fizike, por gjatë pushimit – zakonisht në mbrëmje apo natën.
Kjo me siguri ndodhë atëherë kur eshtrat rriten dhe u “thonë” muskujve që edhe ato duhet të zgjaten. Nëse muskujt reagojnë shumë ngadalë, procesi mund të jetë i dhimbshëm.
Gjendjen në fjalë e ndihmon kur prindi e masazhon lehtë pjesën ku dhemb ndërsa pediatrit gjermanë pohojnë se kompresat e akullit ndihmojnë tek disa fëmijë. Gjithsesi, nëse dhimbja zgjatë më shumë se dy javë në vazhdimësi, fëmija duhet të dërgohet tek mjeku.
E njëjta gjë vlen edhe për rastin kur dhimbjet nuk largohem gjatë ditës ose nëse janë të lidhura me ënjtje apo njolla të kuqe (të cilat mund të jenë simptoma të thyerjeve ose të artritit të fëmijëve).
Fëmijët i kanë të paktën dy periudha të rritjes së përshpejtuar, nga 4 deri në 7 vjet dhe në fund të pubertetit.
Gjatë këtyre periudhave, sistemi i tyre eshtror, për shkak të rritjes simultane të disa eshtrave të gjata, rezulton në shtrirjen e indeve të buta. Prandaj, dhimbjet e rritjes i atribuohen kryesisht rritjes së shpejtë dhe shtrirjes së fasciave (membranave të holla të përhapura në trup), ligamenteve dhe supeve të “ngrira”, apo ngadalësisë së tyre për ta ndjekur rritjen e shpejtë të skeletit.
Ortopedët këshillojnë që prindërit para se të konkludojnë se bëhet fjalë për dhimbje nga rritja, duhet të konsultohen me mjekun i cili duhet ta bëjë anamnezën, dhe nëse është e nevojshme edhe disa metoda të tjera diagnostikuese (si ultratingulli ose rezonanca magnetike. Qëllimi i kësaj është të përjashtohen të gjitha shkaqet e tjera potenciale.
Fëmijët që përjetojnë dhimbje të tilla mund të merren me të gjitha aktivitetet fizike, nëse ato nuk ndikojnë në dhimbje.
Mjekët pajtohen se dëmi është më i madh kur fëmija nuk angazhohet në aktivitet fizik sesa dëmi që mund të shfaqet nga pasojat e mundshme të lëvizjeve. Prandaj, preferohen të gjitha llojet e lëvizjeve, nga lojërat, shëtitjet ose rekreacionet e organizuara.