“Ka njerëz të plagosur përreth”, jepen detaje për shpërthimin e fuqishëm në Bejrut

113

Një shpërthim i madh ka tronditur kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, këtë të martë.

Si pasojë, shumë njerëz janë lënduar dhe xhama të xhamive janë copëtuar. Po ashtu, edhe ndërtime të tjera janë rrënuar, shkruan Reuters.

Agjensia shtetërore e lajmeve në Liban NNA dhe dy burime të sigurisë thanë që shpërthimi kishte ndodhur në zonën e portit ku ka depo që strehonin eksplozivë. Nuk është ende e qartë se cfarë e ka shkaktuar shpërthimin apo se cfarë lloj materiali është eksplozivi në port.

“Pashë një zjarr dhe tym që ishte në qiellin e Bejrutit. Njerëzit ishin duke bërtitur dhe vrapuar, gjakosur. Janë shkatërruar xhami dhe ndërtesa të tëra. Një xhami e lartë u rrënua e ra në rrugë”, tha dëshmitari.

Transmetuesi lokal LBC citoi ministrin e shëndetësisë të thoshte se kishte një “numër shumë të madh” të dëmtimeve dhe një sasi të madhe dëmesh. Televizioni Al Mayadeen tha se qindra njerëz ishin plagosur.

Një tjetër dëshmitar tha për Reuters se ka parë tym të madh e se gjithë zona thuajse u bë gri, ndërsa më pas dëgjoi një shpërthim e pa flakë. “Të gjitha dritaret e zonës në qendër të qytetit janë shkatërruar, ka njerëz të plagosur përreth”, tha tjetër dëshmitar.

Comments are closed.