Zbignjev Bzhezhinski, ish-këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të dikurshëm amerikan, Xhimi Karter, gjatë viteve të një konfuzioni për krizën e të rrëmbyerve në Iran dhe invazionit sovjetik në Afganistan, në fund të viteve të 70-ta, ka vdekur dje në moshën 89 vjeçare.
Informacionin për vdekjen e tij e konfirmoi mbrëmë përmes rrjeteve sociale, vajza e tij, moderatorja televizive në SNBC, Mika Bzhezhinski, duke e quajtur babain më inspirues, më të dashur dhe më të përkushtuar, që do të mund ta kishte një vajzë. Karter e ka lavdëruar atë duke thënë se “ishte shërbyes publik i shkëlqyeshëm” dhe “brilant, i dedikuar dhe lojal”.
Sikur paraardhësi i tij, Heni A. Kisinxher, Bzhezhinski ishte një intelektual i lindur jashtë Amerikës, me ndikim të konsiderueshëm në punët globale. Ai ishte i lindur në Varshavë të Polonisë dhe shkolluar në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.