Mogadishu, 1 gusht– Prefekti i i kryeqytetit të Somalisë sot ka ndërruar jetë pasi ishte plagosur në një sulm terrorist para dhjetë ditëve.
Informacionin për vdekjen e Omar Osman e konfirmoi edhe Qeveria somaleze.
Në sulmin vetëvrasës ndaj zyrës së prefekti, të kryer më 24 korrik, jetën e humbën të paktën gjashtë njerëz, ndërsa gjashtë të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe prefekti. Sulmin e ka kryer një vetëvrasës me bombë, i cili e ka aktivizuar mjetin shpërthyes që e kishte me vete në zyrën e Osman.
Përgjegjësinë për sulmin terrorist e ka marrë grupi Al Shabab.(koha.mk)