Shkup, 16 shtator – Në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” – Klinika për toksikologji dje ka ndërruar jetë një mashkull.
Nga MPB-ja informojnë se dje rreth orës 19:10 në SPB Shkup ishte denoncuar se në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”-Klinika për toksikologji ka ndërruar jetë një mashkull.
Sipas asaj që është denoncuar, personi në klinikë kishte ardhur në gjendje të rëndë dhe pas një kohe të shkurtë kishte ndërruar jetë.
Ishte kryer kontroll. Po punohet në zbardhjen e rastit.