Uashington, 23 gusht – Dejvid Koh, miliarderi amerikan dhe njëri prej vëllezërve të njohur Koh, mbështetësit më të theksuar të Partisë republikane, ka ndërruar jetë sot në moshën 79 vjeçare.
Televizioni “En-Bi-Si” transmetoi një kumtesë të vëllait më të madh të miliarderit, Çarls Koh.
“Me dhimbje në zemër, njoftoj për vdekjen e vëllait tim Dejvid”, ka shkruar Çarls.
Sipas tij, tek vëllai i tij para 27 viteve është diagnostifikuar kancer në prostatë i cili ka përparuar me kohë.
Dejvid Koh vjet e ka braktisur funksionin e udhëheqjes në “Koh Industris”, gjiganti energjetik-kimik. Sipas “Forbs”, vëllezërit Koh janë në vendin e 11-të në listën e miliarderëve për vitin 2019. Në momentin e vdekjes Dejvid Koh le kapital dhe pronë në vlerë prej 42,4 miliardë dollarë.
Në dekadat që kaluan, vëllezërit Koh u imponuan si sponsorë të parë të Partisë republikane dhe kanë ndërtuar rrjet të donaroëve për organizata të cilët agjitojnë votues dhe ndikojnë në personat e përzgjedhur zyrtarë për promovimin e politikave ekonomike libertariane.
“Nju-Jork tajms” vlerëson se me aktivitetet e tija, Koh “e ka përforcuar lëvizjen djathtiste dhe libertariane e cila e ka ndryshuar politikën në SHBA”.
Sipas “En-Bi-Si”, rrjeti konservator i donatorëve, i udhëhequr nga organizata “Amerikanët për progres”, gjatë cikleve të fundit zgjedhore ka shpenzuar 1 miliardë dollarë për mbështetje të kandidatëve të cilët promovojnë treg të lirë, përzierje minimale të qeverisë në biznes, ekonomi dhe ide libertariane.
Koh ishte i martuar me Julia Flesher, 22 vjet më të re, dizajnere e modës, nga martesa e të cilëve kanë tre fëmijë.