Aktori i mirënjohur në Maqedoni, Salaetin Bilall ka ndërruar jetë. Ai ishte një aktor i shquar i skenës së Teatrit të Dramës Turke dhe Teatrit Shqiptar të Shkupit, por është i njohur edhe për rolet e tij të njohur me protagonizëm të vecantë në shumë shfaqje e filma. Varrimi do te behet pas namazit të Xhumasë.
Ai u lind më 19 mars 1942 në Shkup, ku mbaroi arsimin e ulët dhe të mesëm, ndërsa studjoi në Teatrin e Stambollit. Që nga viti 1964 u bë pjesë e ansamblit të Dramës Turke pranë teatrit të kombësive në Shkup, sot Teatrit Shqiptar. Gjatë karrierës së tij ai ka qenë pjesë e shumë projekteve në skenën e teatrit në Maqedoni, duke luajtur për dramën turke, dramën shqipe dhe dramën maqedonase. Por ishte pjesë e filmave vendor, si dhe atyre ndërkombëtarë.