Shkup, 24 mars – Kemi rezerva të mëdha të maskave mbrojtëse brenda Ministrisë së Shëndetësisë.
Kemi mbi 20.000 maska mbrojtëse, të cilat janë rezerva për institucionet shëndetësore publike, theksoi këtë pasdite ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së shtypit në qeveri.
Theksoi se tregu botëror tani ka më pak maska mbrojtëse për shkak të kërkesës së tyre të lartë, mirëpo secili institucion në përputhje me vendimin e qeverisë ka për detyrë t’ju sigurojë pajisje mbrojtëse punonjësve të vet.(koha.mk)