Garat ndërkombëtare dhe nacionale të tenisit janë duke u përballur me pasoja të mëdha shkaku i pandemisë COVID-19. Për shkak të kësaj pandemie, shumë gara të tenisit janë pezulluar, si Masters, Roland Garos dhe Wimbledon, shkruan Zëri.info, transmeton gazeta KOHA.
Tenistët po përballen me probleme financiare, sidomos ata të rinjtë, që nuk fitojnë asgjë pa marrë pjesë në gara. Njëra prej tyre është edhe tenistja seksi britanike, Naomi Broudi, e listuar në vendin e 499-të në WTA.
“Tenisi është një sport individual dhe duhet të fitojmë para nga ai, nëse nuk luajmë, nuk fitojmë asgjë”, tha Broudi, duke shtuar: “Kam shqyrtuar edhe punën në super-market për shkak se kanë nevojë për punëtarë”.