P.A (58) nga Shkupi ka vdekur pasi ka rënë pa ndjenja derisa dje ka qenë për alpinizëm në vendin “Anteni” në Kodrën e Diellit, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marijan Josifovski. Sipas të dhënave të tij rasti është paraqitur dje rreth orës 17 e 45 minuta nga ana e V.N (35) nga Shkupi i cili së bashku ka qenë për alpinizëm me të ndjerin P.A. Prokuroi Publik dhe ekip i SPB Tetovë ka kryer ekspertizë të kompletuar por nuk janë konstatuar gjurmë të dhunës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i P.A i është dorëzuar familjes.